Ligj

PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË PAPAGUARA TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE

Ligji nr. 9705, datë 2 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9705
Data e miratimit
2 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 24 prill 2007
Hyn në fuqi
9 maj 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2007-04-24

LIGJ

Nr.9705, datë 2.4.2007

PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË PAPAGUARA TË KONTRIBUTEVE TË

SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni l

Ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, institucioneve shtetërore, buxhetore

e jobuxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital të përbashkët me shtetin, personave juridikë e

fizikë privatë dhe personave të vetëpunësuar në bujqësi u falen kamatëvonesat e kontributeve të

sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, të papaguara deri në datën e hyrjes në fuqi të

këtij ligji, me kusht që detyrimet për kontributet të arkëtohen brenda datës 31.12.2007.

Kamatëvonesat e papaguara falen edhe kur kontributet për sigurimet e detyrueshme shoqërore

dhe shëndetësore janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 2

Pushohet ekzekutimi i vendimeve të gjykatave, që kanë marrë formë të prerë deri në datën e

hyrjes në fuqi të këtij ligji, për pjesën e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të

detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, të cilat falen me këtë ligj.

Neni 3

Kamatëvonesat e kontributeve për sigurimet e detyrueshme shoq ërore dhe shëndetësore, të

paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk kthehen.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.