Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994 “PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9701, datë 2 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9701
Data e miratimit
2 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 24 prill 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2007-04-24

LIGJ

Nr.9701, datë 2.4.2007

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994 “PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në fund të nenit 1 shtohet përkufizimi me këtë përmbajtje:

“Regjistrim fillestar” është regjistrimi për herë të parë i pasurisë së paluajtshme, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në nenin 192 të Kodit Civil.

Neni 2

Neni 2/1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2/1

Objekti i veprimtarisë

Objekt i veprimtarisë së zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale për pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore, që vërtetojnë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe përgatitja, mbajtja dhe administrimi i regjistrave të pasurive të paluajtshme, hartave treguese të regjistrimit dhe dokumentacionit, që vërtetojnë të drejtën e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme.”.

Neni 3

Në nenin 3, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:

“Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme drejtohet nga Kryeregjistruesi dhe, në mungesë të tij, nga njëri prej dy zëvendëskryeregjistruesve.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.