Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË TË GJITHË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE”

Ligji nr. 9703, datë 2 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9703
Data e miratimit
2 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 25 prill 2007
Hyn në fuqi
10 maj 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2007-04-25

LIGJ

Nr.9703, datë 2.4.2007

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË TË GJITHË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5264, datë 17.4.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTË NDËRKOMBËTARE

PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË TË GJITHË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE

MIRATUAR NËPËRMJET REZOLUTËS SË ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME 45/158 TË DATËS 18 DHJETOR 1990

HYRJE

Shtetet Palë në këtë Konventë,

duke marrë parasysh parimet e mishëruara në instrumentet bazë të Kombeve të Bashkuara në lidhje me të drejtat e njeriut, veçanërisht Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore, Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Grave dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.