Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT KUFITARE MURIQAN-SUKOBIN NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI NË MURIQAN”

Ligji nr. 9702, datë 2 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9702
Data e miratimit
2 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 25 prill 2007
Hyn në fuqi
10 maj 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2007-04-25

LIGJ

Nr.9702, datë 2.4.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI PËR

HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT KUFITARE MURIQAN-SUKOBIN NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI NË MURIQAN”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Qeverisë së Republikës së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Muriqan -Sukobin

ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi në Muriqan”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5263, datë 17.4.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT TË KALIMIT

KUFITAR MURIQAN-SUKOBIN MIDIS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË

MALIT TË ZI NË MURIQAN

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Malit të Zi (në

vijim të referuara si Palët në këtë Marrëveshje),

duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë ndërmjet

vendeve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.