PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8685, DATË 9.11.2000 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9706, datë 5 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9706
- Data e miratimit
- 5 prill 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 24 prill 2007
- Hyn në fuqi
- 9 maj 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2007-04-24
LIGJ
Nr.9706, datë 5.4.2007
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8685, DATË 9.11.2000 “PËR NJË TRAJTIM TË
VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8685, datë 9.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në
miniera në nëntokë”, të ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë:
Neni 1
Në fund të nenit 5 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Pagesa e trajtimit të veçantë ndërpritet për aq kohë sa personi përfiton të ardhura nga
veprimtaria ekonomike si i punësuar ose i vetëpunësuar, me përjashtim të personave, të cilët ushtrojnë
veprimtari ekonomike si të vetëpunësuar në bujqësi e blegtori.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5267, datë 17.4.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.