Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9708, datë 5 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9708
Data e miratimit
5 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 24 prill 2007
Hyn në fuqi
9 maj 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2007-04-24

LIGJ

Nr.9708, datë 5.4.2007

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në fund të paragrafit të dytë të nenit 2 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Kur standardi minimal i jetesës nuk arrihet nga pensioni bazë, Këshilli i Ministrave ka të

drejtë të vendosë një shtesë të ardhurash në formë kompensimi.”.

Neni 2

Në fund të fjalisë së parë të pikave 1 e 2 të nenit 88 shtohen fjalët “dhe kompensimit, sipas

paragrafit të dytë të nenit 2”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5268, datë 17.4.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.