Ligj

PËR KONTROLLIN SHTETËROR TË VEPRIMTARISË SË IMPORT- EKSPORTIT TË MALLRAVE USHTARAKE DHE MALLRAVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË

Ligji nr. 9707, datë 5 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
9707
Data e miratimit
5 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 24 prill 2007
Hyn në fuqi
1 qershor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2007-04-24

LIGJ

Nr.9707, datë 5.4.2007

PËR KONTROLLIN SHTETËROR TË VEPRIMTARISË SË IMPORT- EKSPORTIT TË MALLRAVE USHTARAKE DHE MALLRAVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qёllimi

Ky ligj rregullon veprimtarinë e kontrollit shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit, transferimin dhe veprimtaritё ndёrmjetёsuese pёr mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitё me pёrdorim tё dyfishtё, pёr sigurimin e interesave kombёtarë tё Republikёs sё Shqipёrisё, mbikёqyrjen e respektimit tё angazhimeve tё saj nё traktatet ndёrkombёtare pёr mospёrhapjen e armёve tё dёmtimit nё masё dhe sistemet e lёshimit tё tyre, transferimin e armёve konvencionale, si dhe pёr zbatimin e masave, qё synojnё parandalimin e pёrdorimit tё kёtyre mallrave nga terroristё dhe grupe tё tjera pёr qёllime tё kundёrligjshme.

Neni 2

Pёrkufizime

Nё këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Transferim ndёrkombёtar i mallrave” është eksportimi, importimi, rieksportimi i mallrave, lёvizja e pёrkohshme e tyre, brenda ose jashtё territorit tё Republikёs sё Shqipёrisё, kalimi tranzit i mallrave pёrmes territorit tё saj dhe ndonjё transfertё tjetёr mallrash jashtё kёtij territori, nё tё cilёn janё pёrfshirё subjekte tё ndryshme.

2. “Eksport” është:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 shkurt 2013 · 75/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9707, datë 5.4.2007 “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.