PËR PORTET TURISTIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 9710, datë 10 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 9 prill 2026.
- Numri
- 9710
- Data e miratimit
- 10 prill 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 24 prill 2007
- Hyn në fuqi
- 9 maj 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2007-04-24
LIGJ
Nr.9710, datë 10.4.2007
PËR PORTET TURISTIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni l
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe i kritereve që zbatohen për ndërtimin,
funksionimin dhe administrimin e porteve turistike, për trafikun ndërkombëtar dhe kombëtar e të
pontileve të përhershme dhe të përkohshme.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për portet turistike përgjatë vijës bregdetare dhe në ujërat e brendshme të
lundrueshme të Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Port” është një pjesë e territorit tokësor të bregdetit, territorit detar, liqenor dhe ujor, i
përcaktuar për të pranuar mjete lundruese.
2. “Pontile” janë zgjatime të bregut, të përgatitura posaçërisht për akostimin e mjeteve
lundruese.
3. “Administrata e portit turistik” është personi juridik, i cili ka fituar të drejtën e krijimit dhe
të administrimit të portit turistik, në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore.
4. “Ujëra të brendshme, të lundrueshme” janë të gjitha ujërat e liqeneve dhe të lumenjve, të
përshtatshme për lundrimin e mjeteve turistike.
5. “Lundrime turistike” janë lundrimet që kryhen me qëllim argëtues, zbavitës, njohës e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 15 mars 2012 · 28/2012 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9710, DATË 10.4.2007 “PËR PORTET TURISTIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
- 9 prill 2026 · 36/2026 · Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007, “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.