Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9461, DATË 21.12.2005 “PËR NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE”

Ligji nr. 9715, datë 16 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9715
Data e miratimit
16 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 54, 12 maj 2007
Hyn në fuqi
27 maj 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 54, datë 2007-05-12

LIGJ

Nr.9715, datë 16.4.2007

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9461, DATË 21.12.2005 “PËR

NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9461, datë 21.12.2005 “Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore”,

bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në titull, pas fjalës “tarifën” shtohet fjala “e integruar”.

Neni 2

Në nenin 1 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Në pikën 1 fjalët “Këshilli i Ministrave miraton një nomenklaturë mallrash” zëvendësohen

me fjalët “Këshilli i Ministrave miraton publikimin zyrtar të nomenklaturës”.

b) Në paragrafin e parë të pikës 3 fjalët “të nxjerrë vendimin përkatës për përditësimin e”

zëvendësohen me fjalët “të miratojë botimin e përditësimit të”.

c) Në paragrafin e dytë të pikës 3 fjalët “Vendimi i Këshillit të Ministrave” zëvendësohen me

fjalët “Botimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave”.

Neni 3

Në nenin 2 fjalët “Këshilli i Ministrave miraton” zëvendësohen me fjalët “Këshilli i

Ministrave publikon”.

Neni 4

Në pikën 1 të nenit 5 fjalët “për të cilin bën fjalë neni 28 i Kodit Doganor” zëvendësohen me

fjalët “sipas përcaktimit të dhënë në nenin 28 të Kodit Doganor”.

Neni 5

Në nenin 7 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.