Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9713, datë 16 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9713
Data e miratimit
16 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 19 qershor 2007
Hyn në fuqi
4 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2007-06-19

LIGJ

Nr.9713, datë 16.4.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR PROCEDURAT

TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 37 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 37

Pagimi i tatimeve, taksave dhe kontributeve

1. Pagimi i tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore është i

detyrueshëm brenda afateve të përcaktuara me ligje të veçanta tatimore.

2. Pavarësisht nga dispozitat e parashikuara në këtë ligj apo në ligje të tjera të veçanta

tatimore, shuma e detyrimit për t'u paguar nga tatimpaguesit, me vlerë deri në 1 000 (një mijë) lekë, në

përputhje me deklaratën tatimore apo vlerësimin tatimor, trajtohet si detyrim në vlerë zero.”.

Neni 2

Neni 41 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 41

Pagesa me këste

Në raste të veçanta dhe të argumentuara me gjendjen financiare, kur një tatimpagues nuk

mund të paguajë plotësisht dhe menjëherë detyrimin tatimor, organi tatimor përkatës, sipas kërkesës

me shkrim, mund të hartojë një plan pagese me këste. Në raste të tilla, tatimpaguesi paguan interesat

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.