Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9712, datë 16 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9712
Data e miratimit
16 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 54, 12 maj 2007
Hyn në fuqi
27 maj 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 54, datë 2007-05-12

LIGJ

Nr.9712, datë 16.4.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR

TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 3 e nenit 20 “Toka dhe ndërtesat” ndryshohet si më poshtë:

“3. Dhënia me qira e ndërtesave është furnizim i përjashtuar, përveç rasteve:

a) të dhënies me qira për një periudhë jo më shumë se dy muaj;

b) të strehimit në hotele ose vende pushimi.”.

Neni 2

Neni 22 “Banka e Shqipërisë” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 22

Bankat

Furnizimi i arit nga Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, si dhe i bankënotave dhe i

monedhave nga Banka e Shqipërisë është furnizim i përjashtuar.”.

Neni 3

Pas pikës 4 të nenit 26 “Importimi i mallrave” shtohen pikat 5 e 6 me këtë përmbajtje:

“5. Vlera e tatueshme për arin e përpunuar, të importuar, përcaktohet sipas pikave 3 e 4 më

lart, pa përfshirë vlerën e arit të përdorur si lëndë e parë. Mënyra e llogaritjes së vlerës së arit të

përdorur si lëndë e parë përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji. 6.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.