Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9716, datë 16 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9716
Data e miratimit
16 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 54, 12 maj 2007
Hyn në fuqi
1 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 54, datë 2007-05-12

LIGJ

Nr. 9716, datë 16.4.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN

MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Shkronja “h” e nenit 4 ndryshohet si më poshtë:

“h) të ardhurat e realizuara nga shërbimet e kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë

nga një person jorezident.”.

Neni 2

Neni 11 "Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme" riformulohet si më

poshtë:

“Neni 11

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme

1. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, tokë e ndërtesa, tatohet me

10 për qind të fitimeve kapitale të realizuara. Ky paragraf nuk zbatohet në rastet e

shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e

ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në

paragrafin 2 të këtij ligji

2. Tatimi paguhet nga individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme,

para kryerjes së regjistrimit të pasurive të mësipërme, në përputhje me aktet ligjore. Pasuria e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.