Ligj

PËR URDHRIN E INFERMIERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 9718, datë 19 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 25 shtator 2014.

Numri
9718
Data e miratimit
19 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 54, 12 maj 2007
Hyn në fuqi
27 maj 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 54, datë 2007-05-12

LIGJ

Nr.9718, datë 19.4.2007

PËR URDHRIN E INFERMIERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë marrëdhëniet juridike të profesioneve infermier, mami, fizioterapeft, si dhe organizimin e Urdhrit të Infermierit.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj e shtrin veprimtarinë e vet në të gjithë territorin e vendit dhe zbatohet për të gjithë infermierët, mamitë dhe fizioterapeftët që ushtrojnë këtë profesion në Republikën e Shqipërisë.

Neni 3

Statusi

Urdhri i Infermierit është ent publik jobuxhetor, i cili përfaqëson interesat e përbashkët të profesioneve të infermierit, të mamisë dhe fizioterapeftit, si dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre, në funksion të publikut.

KREU II

MISIONI DHE BUXHETI

Neni 4

Kriteret e anëtarësisë

1. Urdhri i Infermierit përbëhet nga infermierët dhe mamitë që kanë diplomën përkatëse dhe që e ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë.

2. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të diplomuar si infermierë ose mami në Republikën e Shqipërisë, bëhen menjëherë anëtarë të Urdhrit, me pagimin e kuotizacionit dhe regjistrimin pranë tij.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 13 shtator 2011 · 10462 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9718, DATË 19.4.2007 “PËR URDHRIN E INFERMIERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
  2. 25 shtator 2014 · 124/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9718, DATË 19.4.2007, “PËR URDHRIN E INFERMIERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.