PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE DHE BANKËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR ZHVILLIM”
Ligji nr. 9717, datë 19 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9717
- Data e miratimit
- 19 prill 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 55, 12 maj 2007
- Hyn në fuqi
- 27 maj 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 55, datë 2007-05-12
LIGJ
Nr.9717, datë 19.4.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE DHE BANKËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR ZHVILLIM”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja kuadër e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim” për financimin e projektit “Cilësi dhe barazi në arsim”, nëpërmjet kredisë prej 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) eurosh.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5292, datë 8.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE KUADËR HUAJE
NDËRMJET BANKËS SË ZHVILLIMIT TË KËSHILLIT TË EUROPËS DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE QË PËRFAQËSON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË BANKA E ZHVILLIMIT E KËSHILLIT TË EUROPËS, ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE, PARIS, KËTU E TUTJE REFERUAR SI CEB), NGA NJËRA ANË DHE KËSHILLI I MINISTRAVE QË PËRFAQËSON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, QË PËRFAQËSOHET NGA MINISTRIA E FINANCAVE (KËTU E TUTJE REFERUAR SI HUAMARRËSI),
duke pasur parasysh kërkesën e paraqitur nga Qeveria e Shqipërisë (Anëtare), të datës 23 qershor 2006;
duke pasur parasysh Rezolutën e Këshillit Administrativ të CEB-it: 1480 (2004);
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.