PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.5.2004 “PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT TË BANORËVE TË ZONAVE URBANE”
Ligji nr. 9719, datë 23 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9719
- Data e miratimit
- 23 prill 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 58, 17 maj 2007
- Hyn në fuqi
- 1 qershor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2007-05-17
1523
LIGJ
Nr.9719, datë 23.4.2007
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.5.2004 “PËR
PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT TË BANORËVE TË ZONAVE URBANE”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave
urbane”, bëhen këto shtesa e ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2, pas pikës 16 shtohet pika 17 me këtë përmbajtje:
“17. “Zyrat përkatëse në bashki” janë një drejtori, sektor ose punonjësi i një strukture në
bashki, të cilët mbulojnë çështjet e strehimit.”.
Neni 2
Në nenin 6 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1 fjalët “nga entet menaxhuese, sipas lidhjes “A”, që i bashkëlidhet këtij ligji”
zëvendësohen me fjalët “sipas lidhjes “A”, që i bashkëlidhet këtij ligji, nga zyrat përkatëse në bashki,
pas miratimit të këshillave bashkiakë”.
2. Në pikën 2 fjalët “entet menaxhuese” zëvendësohen me fjalët “zyrat përkatëse në bashki”.
Neni 3
Në nenin 11 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Fjalia e parë e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:
“Kur banesat sociale me qira financohen nga Buxheti i Shtetit ose buxheti i bashkive apo
kombinimi i të dyjave, masa e qirasë, e shprehur në lekë/m 2 sipërfaqe ndërtimi, llogaritet nga zyra
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.