Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8003, DATË 28.9.1995 “KODI PENAL USHTARAK I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9722, datë 29 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9722
Data e miratimit
29 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 60, 23 maj 2007
Hyn në fuqi
7 qershor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2007-05-23

LIGJ

Nr.9722, datë 30.4.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8003, DATË 28.9.1995 “KODI PENAL USHTARAK

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8003, datë 28.9.1995 “Kodi Penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 7 pika 1 dhe në nenin 28 paragrafi i fundit hiqen fjalët “a me vdekje”.

Neni 2

Në nenin 8/a bëhen këto ndryshime:

1. Në titull dhe në paragrafin e tretë hiqen fjalët “ose me vdekje”.

2. Paragrafi i dytë shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 25 paragrafi i fundit fjalët “me burgim të përjetshëm ose me vdekje” zëvendësohen

me fjalët “ose me burgim të përjetshëm”.

Neni 4

1. Në nenin 26 paragrafi i fundit hiqen fjalët “ose me vdekje”.

2. Në nenin 77 paragrafi i fundit fjalët “dënohet me burgim të përjetshëm ose me vdekje”

zëvendësohen me fjalët “dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.”.

Neni 5

Në paragrafin e fundit të neneve 34, 47 dhe 50 fjalët “me burgim të përjetshëm a me vdekje”

zëvendësohen me fjalët “ose me burgim të përjetshëm”.

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.