PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8996, DATË 30.1.2003 “PËR NJËSITË E MATJES DHE KONTROLLIN E MJETEVE MATËSE”
Ligji nr. 9721, datë 30 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9721
- Data e miratimit
- 30 prill 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 60, 23 maj 2007
- Hyn në fuqi
- 7 qershor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2007-05-23
LIGJ
Nr.9721, datë 30.4.2007
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8996, DATË 30.1.2003 “PËR NJËSITË E MATJES
DHE KONTROLLIN E MJETEVE MATËSE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8996, datë 30.1.2003 “Për njësitë e matjes dhe kontrollin e mjeteve matëse”, bëhet
ndryshimi si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 8, në fund të paragrafit të parë bëhet kjo shtesë:
“me një përbërje prej jo më shumë se 11 anëtarë. Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të
Metrologjisë dhe Kalibrimit nuk lejohet të jenë anëtarë të Këshillit të Metrologjisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5317, datë 21.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.