PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9724, datë 3 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9724
- Data e miratimit
- 3 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 60, 23 maj 2007
- Hyn në fuqi
- 7 qershor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2007-05-23
LIGJ
Nr.9724, datë 3.5.2007
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E
VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT
SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Në nenin 9 paragrafi i fundit ndryshohet si më poshtë:
“Masa vjetore e financimit përcaktohet në Buxhetin e Shtetit. Ministria e Mbrojtjes bën
ndarjen e fondit për çdo organizatë veteranësh, bazuar në numrin e anëtarësisë dhe planin vjetor të
veprimtarive, të planifikuara nga këto organizata në fillim të çdo viti.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5320, datë 21.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.