PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT
Ligji nr. 9723, datë 3 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 27 janar 2022.
- Numri
- 9723
- Data e miratimit
- 3 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 60, 23 maj 2007
- Hyn në fuqi
- 7 qershor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2007-05-23
LIGJ
Nr.9723, datë 3.5.2007
PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, administrimin e regjistrit tregtar, përcakton subjektet që regjistrohen dhe procedurat e regjistrimit.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mposhtëm kanë këto kuptime:
“Ministria” është ministria që mbulon çështjet e tregtisë.
“Ministri” është ministri që mbulon çështjet e tregtisë.
3. “Regjistri” është regjistri tregtar.
4. “Regjistrim fillestar” është regjistrimi për herë të parë në regjistër.
5. “Regjistrim tjetër” është çdo ndryshim, shtesë apo fshirje të dhënash në regjistër.
6. “Regjistrim” është regjistrimi fillestar dhe çdo regjistrim tjetër, përfshirë dhe çregjistrimin e subjektit nga regjistri.
7. “Të dhëna” janë faktet, aktet dhe informacionet që regjistrohen, njoftohen apo depozitohen në regjistër.
8. “Të dhënat e identifikimit për personin juridik” janë forma, emri, numri e vendi i regjistrimit dhe selia.
9. “Dokumentet shoqëruese” janë dokumente, të cilat provojnë të dhënat që regjistrohen.
10. “Aplikim” është kërkesa që i drejtohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për kryerjen e veprimeve në regjistër, sipas këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 12 maj 2008 · 9916 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9723, DATË 3.5.2007 “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT”
- 27 shtator 2012 · 92/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9723, DATË 3.5.2007 “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT”, TË NDRYSHUAR
- 19 shkurt 2015 · 8/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar
- 17 qershor 2019 · 30/2019 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar
- 27 janar 2022 · 7/2022 · Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, "Për regjistrimin e biznesit", të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.