Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9735, datë 17 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9735
Data e miratimit
17 maj 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 63, 4 qershor 2007
Hyn në fuqi
19 qershor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2007-06-04

LIGJ

Nr.9735, datë 17.5.2007

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË

ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhet ky

ndryshim:

Neni 1

Në nenin 3 pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Personi fizik që, sipas legjislacionit tregtar, është regjistruar me këtë cilësi në organin e

ngarkuar me ligj të veçantë për regjistrimin e subjekteve.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 5335, datë 31.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.