Ligj

PËR SHFUQIZIMIN E LIGJIT NR.8637, DATË 6.7.2000 “PËR POLICINË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9740, datë 21 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9740
Data e miratimit
21 maj 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 19 qershor 2007
Hyn në fuqi
4 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2007-06-19

LIGJ

Nr.9740, datë 21.5.2007

PËR SHFUQIZIMIN E LIGJIT NR.8637, DATË 6.7.2000

“PËR POLICINË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ligji nr.8637, datë 6.7.2000 “Për Policinë Elektrike”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 2

Ngarkohet Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të nxjerrë aktet e nevojshme

nënligjore në zbatim të këtij ligji.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5346, datë 7.6.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.