Ligj

PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 9739, datë 21 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
9739
Data e miratimit
21 maj 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 68, 16 qershor 2007
Hyn në fuqi
1 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 68, datë 2007-06-16

LIGJ

Nr.9739, datë 21.5.2007

PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

1. Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat bazë të veprimtarive të shërbimit të transfuzionit dhe ka për qëllim:

a) përcaktimin e vetëmjaftueshmërisë kombëtare me gjak dhe përbërësve të tij, si detyrë themelore e Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit;

b) përcaktimin në shërbimin e transfuzionit të standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë së gjakut njerëzor dhe të përbërësve të tij, për sigurimin e një niveli të lartë mbrojtjeje për shëndetin e shtetasve në të gjithë vendin;

c) nxitjen e zhvillimit të mjekësisë transfuzive;

ç) nxitjen e përdorimit të mirë të gjakut dhe të produkteve të tij në praktikën klinike.

Neni 2

Objekti

Për arritjen e këtyre qëllimeve, ky ligj rregullon dhe përcakton:

a) shërbimet themelore në strukturat e shërbimit të transfuzionit;

b) parimet bazë të organizimit, funksionimit, inspektimit, autorizimit, akreditimit të strukturave të Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit;

c) veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse, të përfshira në dhurimin vullnetar të gjakut;

ç) programimin dhe bashkërendimin e punës në këtë sektor të shëndetësisë;

d) normat e cilësisë dhe të sigurisë për produktet e gjakut.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 maj 2009 · 10141 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9739, DATË 21.5.2007 “PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
  2. 14 shkurt 2013 · 59/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9739, datë 21.5.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.