PËR TRANSMETIMET NUMERIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 9742, datë 28 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9742
- Data e miratimit
- 28 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 74, 20 qershor 2007
- Hyn në fuqi
- 5 korrik 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2007-06-20
LIGJ
Nr.9742, datë 28.5.2007
PËR TRANSMETIMET NUMERIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Objekti dhe qëllimi
Objekti i këtij ligji është të përcaktojë një kuadër rregullues për hyrjen e transmetimit numerik
në Republikën e Shqipërisë. Brenda kuadrit të përcaktuar nga ky ligj, operatorët për programet dhe
operatorët e rrjetit (multiplekseve) lejohen të transmetojnë programe dhe të ndërtojnë rrjete
transmetimi në rrugë numerike.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Transmetim” është emetimi i parë me transmetues tokësor, me kabllo ose satelit, në formë
të koduar apo të pakoduar, i shërbimeve programore radio dhe/ose televizive, që i drejtohen publikut
në përgjithësi.
2. “Transmetime numerike televizive tokësore” janë sistemet numerike televizive në
shërbimin e transmetimit numerik tokësor të përshkruara në Rekomandimin ITU -R BT.1306 të
Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve. Transmetimi numerik video tokësor (DVB -T)
është sistemi në shërbimin tokësor, i përcaktuar në Rekomandimin ITU -R BT.1306 të Bashkimit
Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve si “Sistemi Numerik B”.
3. “Transmetimi numerik audio tokësor (T -DAB)” është sistemi në shërbimin tokësor, i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.