PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”
Ligji nr. 9745, datë 28 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9745
- Data e miratimit
- 28 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 73, 19 qershor 2007
- Hyn në fuqi
- 4 korrik 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2007-06-19
LIGJ
Nr.9745, datë 28.5.2007
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9632,
DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 155 dhe 157 pika 3 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, bëhen këto ndryshime e
shtesa:
Neni 1
Neni 12 “Regjistrimi dhe licencimi” ndryshohet si më poshtë:
“Neni 12
Regjistrimi dhe ndryshimet
1. Taksapaguesit, subjekte të këtij ligji, regjistrohen, për qëllime fiskale, pranë Qendrës
Kombëtare të Regjistrimit, në përputhje me ligjin e posaçëm.
2. Ndryshimet në vendin e ushtrimit të veprimtarisë dhe të të dhënave të tjera tregtare kryhen
sipas dispozitave të ligjit për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
3. Ndryshimet e fushës së veprimtarisë së tatimpaguesve, subjekte të këtij ligji, deklarohen
pranë bashkisë/komunës, brenda territorit të së cilës ushtrojnë veprimtarinë. Ministri i Financave, në
bashkëpunim me ministrin që mbulon çështjet e pushtetit vendor, përcakton me udhëzim procedurat
për deklarimin e këtyre ndryshimeve.”.
Neni 2
Pika 1 e nenit 13 “Detyrimi për informim” shfuqizohet.
Neni 3
Në nenin 17 “Kundërvajtjet dhe sanksionet” bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në pikën 1 shkronja “a” fjalët “mosregjistrimi ose mosriregjistrimi i vendndodhjes së
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.