Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8701, DATË 1.12.2000 “PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9744, datë 28 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9744
Data e miratimit
28 maj 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 19 qershor 2007
Hyn në fuqi
4 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2007-06-19

LIGJ

Nr.9744, datë 28.5.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8701,

DATË 1.12.2000 “PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Lojëra fati” janë ato lojëra, ku pjesëmarrësit paguajnë një shumë të caktuar dhe ku faktori fat ka ndikim të drejtpërdrejtë si në fitimin, ashtu edhe në humbjen e pjesëmarrësve në secilën lojë.

Nuk quhen lojëra fati:

konkurset që zhvillohen në bazë të njohurive të pjesëmarrësve, ku fituesi merr një çmim të caktuar, të vendosur për këtë qëllim;

pagesat që bëhen nga sigurimi i jetës ose llojet e tjera të sigurimit nëpërmjet tërheqjes me short të biletave, të emetuara për këtë qëllim.

2. “Organizator” është personi juridik, i cili pajiset me lejen e ushtrimit të veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit, kazinove dhe hipodromeve, në zbatim të dispozitave të këtij ligji.

3. “Mjetet e lojërave” janë mjetet elektrike, elektronike ose mekanike, që përdoren ose synohet të përdoren për të luajtur lojëra fati dhe funksionimi i të cilave ka një ndikim mbi rezultatin e lojës.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.