Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nR.1, datë 25.5.2007 të Këshillit të Ministrave “Për lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së shqipërisë të disa njësive të forcave ushtarake të shteteve të bashkuara të amerikës, në kuadër të operacionit të masave të sigurisë për vizitën e presidentit amerikan në Shqipëri”
Ligji nr. 9746, datë 31 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9746
- Data e miratimit
- 31 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 65, 8 qershor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2007-06-08
LIGJ
Nr.9746, datë 31.5.2007
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV ME FUQINË E LIGJIT NR.1, DATË 25.5.2007 TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR LEJIMIN E HYRJES NË TERRITORIN E
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË DISA NJËSIVE TË FORCAVE USHTARAKE TË
SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, NË KUADËR TË OPERACIONIT TË
MASAVE TË SIGURISË PËR VIZITËN E PRESIDENTIT AMERIKAN NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 101 të Kushtetutës,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet akti normativ me fuqinë e ligjit nr.1, datë 25.5.2007 të Këshillit të Ministrave “Për
lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të disa njësive të Forcave Ushtarake të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të operacionit të masave të sigurisë për vizitën e
Presidentit Amerikan në Shqipëri”.
Shpallur me dekretin nr. 5341, datë 4.6.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.