PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8088, DATË 21.3.1996“PËR SHOQËRITË E BASHKËPUNIMIT RECIPROK", TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9747, datë 31 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9747
- Data e miratimit
- 31 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 73, 19 qershor 2007
- Hyn në fuqi
- 1 shtator 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2007-06-19
LIGJ
Nr.9747, datë 31.5.2007
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8088, DATË 21.3.1996
“PËR SHOQËRITË E BASHKËPUNIMIT RECIPROK", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8088, datë 21.3.1996 "Për shoqëritë e bashkëpunimit reciprok", të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8 fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
"Emërtimi i shoqërisë në shkresat, publikimet dhe të gjitha dokumentet e saj duhet të
paraprihet nga fjalët "shoqëritë e bashkëpunimit reciprok", pas të cilave shënohet emri i saj dhe numri
i regjistrimit, i marrë nga organi i ngarkuar me ligj të veçantë për regjistrimin e tyre.".
Neni 2
Në nenin 52 paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
"Kërkesa për regjistrimin e shoqërisë së bashkëpunimit reciprok duhet të bëhet nga kryetari i
këshillit administrativ të shoqërisë dhe depozitohet pranë organit të ngarkuar me ligj të veçantë për
regjistrimin. Aplikimi për regjistrimin e shoqërisë duhet të paraqitet së bashku me statutin e saj.”.
Neni 3
Në nenin 53 paragrafi i parë shfuqizohet.
Neni 4
Neni 54 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 54
Shoqëria e bashkëpunimit reciprok regjistrohet pranë organit të ngarkuar me ligj të veçantë për
regjistrimin e tyre.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.