Ligj

PËR POLICINË E SHTETIT

Ligji nr. 9749, datë 4 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9749
Data e miratimit
4 qershor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 19 qershor 2007
Hyn në fuqi
4 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2007-06-19

LIGJ

Nr. 9749, datë 4.6.2007

PËR POLICINË E SHTETIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Misioni

1. Policia e Shtetit Shqiptar, në vijim Policia, është shërbimi policor i Republikës së

Shqipërisë.

2. Misioni i Policisë është të ruajë rendin dhe sigurinë publike, në përputhje me ligjin dhe

duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i normave dhe procedurave për pranimin, zhvillimin e

karrierës dhe mbarimin e marrëdhënieve të punës në Polici, si edhe për garantimin e të drejtave,

përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të punonjësve të Policisë, për garantimin e një shërbimi

policor demokratik dhe profesional.

Neni 3

Juridiksioni i Policisë

Policia ushtron veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 4

Përgjegjësitë e Policisë

1. Përgjegjësitë e Policisë janë si më poshtë:

të mbrojë jetën e njerëzve, sigurinë dhe pronën e tyre personale;

të parandalojë, të zbulojë dhe të hetojë, në përputhje me ligjin penal dhe me ligjin procedural

penal, veprat penale dhe autorët e kryerjes së tyre;

të mbrojë rendin dhe sigurinë publike;

ç) të mbikëqyrë dhe të drejtojë trafikun rrugor në rrugë për përdorim publik, në përputhje me

legjislacionin rrugor;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.