PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9750, datë 4 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9750
- Data e miratimit
- 4 qershor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 73, 19 qershor 2007
- Hyn në fuqi
- 4 korrik 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2007-06-19
2155
LIGJ
Nr.9750, datë 4.6.2007
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003
“PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa:
Neni 1
Në nenin 46 shkronja “c”, në fund të fjalisë shtohen fjalët “dhe vendos masat administrative
për mospërmbushjen e tyre, sipas nenit 46/1”.
Neni 2
Pas nenit 46 shtohet neni 46/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 46/1
1. Lidhja elektrike pa kontratë, lidhja elektrike para aparatit matës dhe cenimi i vulave ose
dëmtimi i sistemit matës të energjisë elektrike nga përdoruesit familjarë, kur këto shkelje nuk përbëjnë
vepër penale, dënohen me gjobë si më poshtë:
a) për lidhje abuzive para sistemit matës, nga 1 000 deri në 5 000 lekë;
b) për cenim të sistemit matës dhe të vulave të tij, nga 1 000 deri në 10 000 lekë;
c) për lidhje në rrjetin elektrik pa kontratë, nga 5 000 deri në 20 000 lekë.
Në çdo rast, krahas gjobës, ka edhe detyrimin e shlyerjes së dëmit shkaktuar entit shpërndarës
përkatës.
2. Kur shkeljet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni bëhen nga përdoruesit jofamiljarë,
dënohen me gjobë si më poshtë:
a) për lidhje abuzive para sistemit matës, nga 10 000 deri në 100 000 lekë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.