Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8932, DATË 26.7.2002 “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9752, datë 7 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9752
Data e miratimit
7 qershor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 28 qershor 2007
Hyn në fuqi
13 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2007-06-28

LIGJ

Nr.9752, datë 7.6.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8932, DATË 26.7.2002 “PËR DËRGIMIN E NJË

FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT

NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 78, 83 pika 1 dhe 84 pika 4 të Kushtetutës, me propozimin

e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8932, datë 26.7.2002 “Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në

Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizimit”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1 fjalët “një nënrepart i brigadës së reagimit të shpejtë, së bashku me elementet

mbështetëse” zëvendësohen me fjalët “një kompani e Forcave të Armatosura, së bashku me elementet

mbështetëse”.

Neni 2

Në nenin 2 fjalët “të nënrepartit” zëvendësohen me fjalët “të kompanisë”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5370, datë 25.6.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.