Ligj

ËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9751, datë 7 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9751
Data e miratimit
7 qershor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 28 qershor 2007
Hyn në fuqi
13 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2007-06-28

LIGJ

Nr.9751, datë 7.6.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992

“PËR SHOQËRITË TREGTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 40 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 40

Të gjitha pjesët e kapitalit themeltar duhet të nënshkruhen, në tërësinë e tyre, nga ortakët, si

për rastet kur përfaqësojnë kontribute në natyrë, ashtu edhe për kontributet në para. Ato nuk mund të

përfaqësojnë kontribute në shërbime. Pjesëmarrja në kapitalin themeltar shënohet në statut.”.

Neni 2

Pas nenit 78 shtohet neni 78/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 78/1

Njoftimi gjatë themelimit të një shoqërie anonime me oferta publike

Njoftimi i parashikuar në pikën 2 të nenit 78 të këtij ligji botohet në një gazetë të autorizuar

për botimin e njoftimeve ligjore, përpara fillimit të veprimtarive për nënshkrim dhe përpara çdo

veprimi tjetër publikimi.

Ky njoftim tregon emërtimin e shoqërisë, shumën e kapitalit themeltar që duhet nënshkruar,

adresën e parashikuar të selisë së shoqërisë, një përmbledhje të objektit të shoqërisë, kohëzgjatjen e

shoqërisë, kur ajo është e përcaktuar, datën dhe vendin e depozitimit të projektstatutit, si dhe:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.