Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR AKSES NDËRKOMBËTAR NË DREJTËSI”

Ligji nr. 9753, datë 14 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9753
Data e miratimit
14 qershor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 80, 4 korrik 2007
Hyn në fuqi
19 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2007-07-04

LIGJ

Nr.9753, datë 14.6.2007

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN

“PËR AKSES NDËRKOMBËTAR NË DREJTËSI”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën “Për akses ndërkombëtar në drejtësi” me

deklarimet dhe rezervat e parashikuara në këtë ligj.

Neni 2

Në zbatim të nenit 28 të kësaj konvente, Republika e Shqipërisë paraqet rezervat si më poshtë:

a) Në përputhje me paragrafin e parë të nenit 28 të kësaj konvente, në mungesë të zbatimit të

reciprocitetit me shtetin, shtetas i të cilit është kërkuesi i ndihmës juridike, Republika e Shqipërisë

rezervon të drejtën të përjashtojë zbatimin e nenit 1 të konventës për personat, të cilët nuk janë shtetas

të një shteti palë në këtë konventë, por që janë rezidentë të zakonshëm në një shtet palë, të ndryshëm

nga shteti rezervues, ose që kanë qenë më parë rezidentë të zakonshëm në shtetin rezervues.

b) Në përputhje me nenet 7 dhe 28 paragrafi i dytë shkronja “a” të kësaj konvente, Republika

e Shqipërisë merr parasysh vetëm ato kërkesa, të cilat hartohen në gjuhën shqipe, ose që shoqërohen

nga një përkthim në gjuhën shqipe.

c) Paragrafi i dytë i nenit 13 të konventës nuk zbatohet për shtetasit e atyre shteteve, të cilat

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.