Ligj

PËR PËRGJEGJËSINË PENALE TË PERSONAVE JURIDIKË

Ligji nr. 9754, datë 14 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9754
Data e miratimit
14 qershor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 28 qershor 2007
Hyn në fuqi
1 tetor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2007-06-28

LIGJ

Nr.9754, datë 14.6.2007

PËR PËRGJEGJËSINË PENALE TË PERSONAVE JURIDIKË

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj përcakton rregullat për përgjegjësinë, procedimin penal dhe llojet e masave

ndëshkuese, që merren ndaj personave juridikë, për kryerjen e veprës penale.

Neni 2

Zbatimi i ligjit penal

1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj personave juridikë për aq sa nuk është parashikuar

ndryshe në Kodin Penal, në Kodin e Procedurës Penale dhe në dispozita të tjera penale. Në rast se nuk

është parashikuar ndryshe në këtë ligj, ndaj personave juridikë zbatohen, gjithashtu, dispozitat e

legjislacionit civilo-tregtar.

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj personave juridikë të huaj, që kanë fituar

personalitet juridik, sipas legjislacionit shqiptar.

3. Ky ligj nuk pengon vendosjen dhe ekzekutimin e masave të ndëshkimeve admini strative

nga organet tatimore dhe organet e tjera të administratës publike, sipas legjislacionit në fuqi.

KREU II

BAZAT E PËRGJEGJËSISË SË PERSONAVE JURIDIKË QË KRYEJNË VEPRA PENALE

Neni 3

Përgjegjësia e personit juridik për kryerjen e veprës penale

Personi juridik ka përgjegjësi për vepra penale të kryera:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.