Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “PROGRAMIT PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË PËR PERIUDHËN 2007-2009”

Ligji nr. 9756, datë 18 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9756
Data e miratimit
18 qershor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 80, 4 korrik 2007
Hyn në fuqi
19 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2007-07-04

LIGJ

Nr.9756, datë 18.6.2007

PËR RATIFIKIMIN E “PROGRAMIT PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN

E ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS NDËRMJET KËSHILLIT

TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË PËR PERIUDHËN 2007-2009”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Programi për bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për periudhën 2007-2009”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5374, datë 25.6.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

PROGRAM

PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHAT E ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, PËR PERIUDHËN 2007-2009

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Bullgarisë këtu quhen “të dy Palët”;

të nisura nga dëshira për të zhvilluar dhe thelluar bashkëpunimin e tyre në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës;

me synimin e forcimit dhe nxitjes së marrëdhënieve miqësore ndërmjet popujve të Shqipërisë dhe Bullgarisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.