Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8308, DATË 18.3.1998 “PËR TRANSPORTET RRUGORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9760, datë 21 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9760
Data e miratimit
21 qershor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 81, 6 korrik 2007
Hyn në fuqi
21 korrik 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2007-07-06

LIGJ

Nr.9760, datë 21.6.2007

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8308, DATË 18.3.1998 “PËR

TRANSPORTET RRUGORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pas pikës 3.20 shtohen pikat 3.21, 3.22, 3.23 e 3.24 me këtë përmbajtje:

“3.21. Veprimtaria e operatorit të transportit rrugor të mallrave nënkupton veprimtarinë e çdo

ndërmarrjeje, që transporton mallra për të tretë dhe me qira, me anë të një mjeti ose kombinimi

mjetesh motorike.

3.22. Veprimtaria e operatorit të transportit rrugor të udhëtarëve nënkupton veprimtarinë e

çdo ndërmarrjeje, që operon me anë të mjeteve motorike, të konstruktuara dhe të pajisura në mënyrë të

tillë, që të jenë të përshtatshme për të transportuar më shumë se nëntë persona, përfshirë drejtuesin e

mjetit dhe të destinuara për këtë qëllim, që kryen shërbime transporti udhëtarësh për kategoritë publike

ose të veçanta të përdoruesve, kundrejt pagesës nga personi i transportuar ose nga organizatori i

transportit.

3.23. Ndërmarrje nënkupton çdo person fizik ose juridik për qëllime fitimi apo jo, çdo shoqatë

ose grup individësh, pa personalitet juridik, me qëllim fitimi ose jo, apo çdo organ zyrtar, që ka

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.