PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8782, DATË 3.5.2001 “PËR SHOQËRITË E KURSIM-KREDITIT”
Ligji nr. 9762, datë 25 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9762
- Data e miratimit
- 25 qershor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 11 korrik 2007
- Hyn në fuqi
- 1 shtator 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2007-07-11
LIGJ
Nr.9762, datë 25.6.2007
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8782, DATË 3.5.2001 “PËR SHOQËRITË E
KURSIM-KREDITIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8782, datë 3.5.2001 “Për shoqëritë e kursim-kreditit”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8 fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
“Emri i shoqërisë së kursim -kreditit në letrat zyrtare, publike dhe në dokumente të tjera të
shoqërisë paraprihet nga fjalët “shoqëri kursim -krediti”, pas të cilave shkruhet emri i saj dhe numri i
regjistrimit, të marrë nga organi i ngarkuar me ligj të veçantë për regjistrimin e subjekteve.”.
Neni 2
Në nenin 37 fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
“Kryetari i bordit drejtues ka të drejtën e regjistrimit të shoqërisë së kursim-kreditit në organin
e ngarkuar me ligj të veçantë për regjistrimin e subjekteve.”.
Neni 3
Në nenin 38 paragrafi i parë shfuqizohet.
Neni 4
Neni 39 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 39
Shoqëritë e kursim -kreditit regjistrohen në organin e ngarkuar me ligj të veçantë për
regjistrimin e subjekteve. Procedurat, afatet e regjistrimit dhe procedura ankimore kundër vendimit, që
refuzon regjistrimin e shoqërisë së kursim -kreditit, rregullohen sipas procedurave të parashikuara në
ligjin për organin e regjistrimit të subjekteve.”.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.