PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE “TERGESTEA” SRL TRIESTE (ITALI) PËR RISKEDULIMIN E BORXHEVE TË PRAPAMBETURA”
Ligji nr. 9761, datë 25 qershor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9761
- Data e miratimit
- 25 qershor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 85, 11 korrik 2007
- Hyn në fuqi
- 26 korrik 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2007-07-11
LIGJ
Nr.9761, datë 25.6.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE “TERGESTEA” SRL TRIESTE (ITALI) PËR
RISKEDULIMIN E BORXHEVE TË PRAPAMBETURA”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
“Tergestea” Srl Trieste (Itali) për riskedulimin e borxheve të prapambetura”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5385 , datë 2.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
TERGESTEA SRL TRIESTE (ITALI) NË LIDHJE ME RISKEDULIMIN E BORXHEVE TË
PAPAGUARA
Marrëveshje e datës __/__/2007, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
(këtu i quajtur “Këshilli”, i përfaqësuar nga Komiteti Qeveritar për Negociimin e Borxhit të Jashtëm të
Shqipërisë (këtu i quajtur (GCNEDA) dhe “Tergestea” Srl Trieste, i përfaqësuar nga Z.Guido
Valenzin.
Neni 1
Objekti i kësaj Marrëveshjeje është riskedulimi i borxheve të paguara, që rrjedhin nga
transaksionet tregtare, ndërmjet “Tergestea” Srl dhe ish -ndërmarrjeve shqiptare shtetërore të tregtisë
me jashtë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.