Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9767, datë 9 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9767
Data e miratimit
9 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 90, 21 korrik 2007
Hyn në fuqi
5 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2007-07-21

LIGJ

Nr.9767, datë 9.7.2007

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR

PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 17/1, në fund të pikës 4 shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:

“Oficerët e Policisë Tatimore gëzojnë të njëjtat atribute me oficerët e Policisë Gjyqësore.

Procedura e dhënies së këtyre atributeve rregullohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.”.

Neni 2

Në nenin 36 shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:

“ç) kur tatimpaguesi kryen, me lekë në dorë, transaksione shitblerjeje, që kalojnë kufirin e

përcaktuar në nenin 36/1 të këtij ligji.”.

Neni 3

Neni 36/1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 36/1

Arkëtimet dhe pagesat

Tatimpaguesit mund të kryejnë pa gesa në cash për blerje mallrash e shërbimesh deri në

shumën 300 000 lekë për çdo blerje, por jo më shumë se 10 për qind të totalit të blerjeve gjatë

periudhës tatimore. Mbi këtë shumë, pagesat duhet të kalojnë nëpërmjet xhirimeve në llogarinë

bankare.

Këshilli i Ministrave përcakton me vendim rastet e përjashtimit nga ky rregull.”.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.