Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9769, datë 9 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9769
Data e miratimit
9 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 90, 21 korrik 2007
Hyn në fuqi
5 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2007-07-21

LIGJ

Nr.9769, datë 9.7.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8977, DATË 12.12.2002

“PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 4 pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“ 1) Taksa portuale, që përbëhet nga:

a) taksa e anijes;

b) taksa e fenerit;

c) taksa për formalitetet e kryera nga organet e shëndetësisë, të kapitenerisë së porteve dhe

autoritetet e tjera.”.

Neni 2

Në nenin 5 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Paragrafi i parë dhe paragrafi i dytë ndryshohen si më poshtë:

“Taksat portuale paguhen për një periudhë njëmujore, sipas lidhjes nr.l, që i bashkëlidhet këtij

ligji e që është pjesë përbërëse e tij, për të gjitha anijet, që prekin portet dhe radat e Republikës së

Shqipërisë e që kryejnë veprime tregtare, pavarësisht nga numri i prekjeve.

Veprim tregtar i anijes quhet ngarkimi dhe/ose shkarkimi i mallrave, zbarkimi dhe/ose

imbarkimi i udhëtarëve, përpunimi i anijeve turistike dhe i jahteve/cruiser-ëve.

Anijet me flamur shqiptar dhe anijet që mbajnë flamurin e shtetit, me të cilin vendi ynë ka

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.