Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9768, datë 9 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9768
Data e miratimit
9 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 90, 21 korrik 2007
Hyn në fuqi
5 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2007-07-21

LIGJ

Nr.9768, datë 9.7.2007

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET

SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Në nenin 62 pika 3 paragrafi i katërt ndryshohet si më poshtë:

“Personi, që ka përfituar pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore, me mënyra e

mjete në kundërshtim me ligjin, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër, të cilën e shlyen

duke iu mbajtur çdo muaj 50 për qind e këstit mujor të përfitimit. Gjithashtu, perso ni dënohet me

gjobë në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën

përkatëse të Kodit Penal.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5397, datë 16.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.