Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9766, datë 9 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9766
Data e miratimit
9 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 90, 21 korrik 2007
Hyn në fuqi
5 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2007-07-21

LIGJ

Nr.9766, datë 9.7.2007

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Tabela nr.1 “Tabela për tatimin mbi të ardhurat”, referuar në nenin 9 e që i bashkëlidhet ligjit, zëvendësohet me pasqyrën nr.l, me të njëjtin titull, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Në nenin 21 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

1. Në pikën 1 shkronjat “h” e “j” ndryshohen si më poshtë:

“h) shpenzimet për përfaqësim dhe shpenzimet për pritje-përcjellje, të cilat tejkalojnë shumën 0,3 për qind të qarkullimit vjetor;”

“j) shpenzimet, të cilat tejkalojnë kufijtë e përcaktuar me ligj apo me akte të tjera nënligjore. Për kufijtë e përcaktuar në ligjin nr.7892, datë 21.12.1994 “Për sponsorizimet”, për qëllime tatimore, nuk njihen si shpenzime të zbritshme shumat e sponsorizuara, që tejkalojnë masën 3 për qind të fitimit para tatimit dhe shuma e sponsorizuar për botuesit e shtypit, e cila tejkalon masën 5 për qind të fitimit para tatimit”.

2. Pas shkronjës “m” shtohen shkronjat “n”, “nj” e “o” me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.