Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9764, datë 9 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9764
Data e miratimit
9 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 90, 21 korrik 2007
Hyn në fuqi
5 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2007-07-21

LIGJ

Nr.9764, datë 9.7.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja “ç”, 155 e 157 pika 3 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 22 “Taksa mbi ndërtesat”, në fund të pikës 1 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen edhe taksapaguesit, të cilët kanë, në përdorim apo në pronësi, ndërtesa brenda territoreve të miratuara si fshatra turistike. Sipërfaqja e ndërtesës, në përdorim apo në pronësi, përcaktohet në bazë të dokumenteve, që vërtetojnë përdorimin ose pronësinë e saj.”.

Neni 2

Aneksi nr.l “Nivelet treguese të taksës mbi ndërtesat” zëvendësohet me aneksin me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5393, datë 16.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

ANEKSI 1

NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI NDËRTESAT

| Bashkitë

| Zona 1 | Zona 2 | Zona 3

Kategoritë minimale të ndërtesave | Tiranë Durrës | Vlorë Fier Sarandë Pogradec Korçë Elbasan Berat Lushnjë Gjirokastër Shkodër Kavajë Lezhë | Të gjitha bashkitë e tjera

Lekë/m2 në vit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.