PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9765, datë 9 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9765
- Data e miratimit
- 9 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 90, 21 korrik 2007
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2007-07-21
LIGJ
Nr.9765, datë 9.7.2007
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 19 pika 2, pas shkronjës “c” shtohen shkronjat “ç” dhe “d” me këtë përmbajtje:
“ç) për lëndët djegëse të përdorura nga subjektet, të cilat ndërtojnë burime të prodhimit të energjisë elektrike, me fuqi të instaluar jo më pak se 5 MW për burim, për nevojat e veta apo për shitje, sipas sasisë, kushteve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave;
d) për lëndën djegëse të konsumuar në serrat me ngrohje, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë, në përputhje me sasitë e produktit final, të shitur me faturë TVSH-je dhe sipas kushteve e procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Në nenin 19 pika 4 shfuqizohet.
Neni 3
Shtojca 1 që i bashkëlidhet ligjit zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër e titull, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5394, datë 16.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.