PËR VLERËSIMIN DHE ADMINISTRIMIN E ZHURMËS NË MJEDIS
Ligji nr. 9774, datë 12 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 22 qershor 2023.
- Numri
- 9774
- Data e miratimit
- 12 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 26 korrik 2007
- Hyn në fuqi
- 10 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2007-07-26
LIGJ
Nr.9774, datë 12.7.2007
PËR VLERËSIMIN DHE ADMINISTRIMIN E ZHURMËS NË MJEDIS
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, duke përcaktuar mënyrën e
shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj
tyre, përfshirë bezdinë nga zhurma.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ligji zbatohet për zhurmën, ndaj së cilës njerëzit ekspozohen në mjedisin ku ndodhen, në zona
të banuara, në mjedise në institucione publike, në parqe publike dhe hapësira të tjera, të qeta, çlodhëse, në
zona të qeta në natyrë, në institucionet për fëmijë, shëndetësore, arsimore, kulturore, të kultit dhe në
mjedise të tjera të ngjashme me to.
2. Rrezikshmëri për shëndetin dhe mjedisin paraqet çdo zhurmë, që tejkalon nivelin kufi. Ministri,
ministri që mbulon shëndetësinë dhe ministri që mbulon fushën përkatëse, me akt të përbashkët, miratojnë
nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë e për një fushë të caktuar të veprimtarisë ekonomike -
shoqërore, i cili është i njëjtë me nivelin europian të miratuar.
3. Ligji nuk zbatohet për zhurmën e lëshuar:
a) nga veprimtaritë ushtarake në hapësira të përcaktuara për këtë qëllim;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 39/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”
- 22 qershor 2023 · 50/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007, “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.