Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9776, datë 12 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9776
Data e miratimit
12 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 93, 26 korrik 2007
Hyn në fuqi
10 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2007-07-26

2653

LIGJ

Nr.9776, datë 12.7.2007

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË

ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen shtesat e

mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 3, pas pikës 21 shtohet pika 21/1 me këtë përmbajtje:

“21/1 “Linjat tregtare të interkonjeksionit” ja në linjat e reja elektrike të interkonjeksionit, me

rrymë të vazhduar, ndërmjet dy sistemeve kombëtare elektrike, si dhe të nënstacioneve të invertimit, të

ndërtuara me nismën dhe kapitalin e palëve të treta.

Në raste të veçanta, linja tregtare të interkonjeksionit janë dhe linjat e reja të interkonjeksionit, me

rrymë alternative, kur kostoja dhe risku i investimit janë shumë të lartë në krahasim me koston dhe riskun,

që investitori merr përsipër në ndërtimin e linjave të interkonjeksionit, me rrymë alternative, ndërmjet dy

sistemeve fqinje.”.

Neni 2

Pas nenit 31 shtohet neni 31/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 31/1

1. Ndërtimi i linjave tregtare të interkonjeksionit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave,

kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

a) ndërtimi i linjës nuk cenon qëndrueshmërinë dhe sigurinë e operimit të sistemit elektroenergjetik

kombëtar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.