PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7926, DATË 20.4.1995 “PËR TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9775, datë 12 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9775
- Data e miratimit
- 12 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 26 korrik 2007
- Hyn në fuqi
- 10 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2007-07-26
LIGJ
Nr.9775, datë 12.7.2007
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7926, DATË 20.4.1995 “PËR TRANSFORMIMIN E
NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 7 të ligjit nr.7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në
shoqëri tregtare”, të ndryshuar, pas paragrafit të fundit shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Në rastet kur procedurat e privatizimit pengohen pa shkaqe të përligjura nga strukturat
përgjegjëse të njësive të qeverisjes vendore apo të institucioneve qendrore, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë
dhe Energjetikës i propozon organit ekzekutiv vendimmarrës të njësive të qeverisjes vendore apo titullarit
të institucionit qendror marrjen e masave disiplinore për personat përgjegjës.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5411, datë 19.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.