Ligj

PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME, KËRKESAT THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE

Ligji nr. 9779, datë 16 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9779
Data e miratimit
16 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 95, 27 korrik 2007
Hyn në fuqi
11 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2007-07-27

LIGJ

Nr.9779, datë 16.7.2007

PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME, KËRKESAT THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton:

1. Të drejtat dhe detyrimet e prodhuesve dhe të shpërndarësve, në mënyrë që produktet për konsumatorët, që vendosen në tregun shqiptar, të jenë të sigurta. Ky ligj nuk zbatohet për produktet e konsumatorëve, të vendosura në treg, që rregullohen me ligje të veçanta.

2. Të drejtat dhe detyrimet e personave, që vendosin produkte në treg. Ky ligj nuk zbatohet për produktet e vendosura në treg, që rregullohen me ligje të veçanta.

3. Procedurat dhe mënyrat e zbatimit të rregullave teknike për produktet dhe vlerësimin e konformitetit.

4. Detyrat, përgjegjësitë, organizimin dhe bashkëpunimin e strukturave përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Bërje e disponueshme e produktit në treg” është çdo furnizim në tregun shqiptar i produktit në rrjedhën e një aktiviteti tregtar, për shpërndarje, konsum ose përdorim të produktit, me pagesë ose pa pagesë.

2. “Vendosje në treg” është bërja e disponueshme për herë të parë e produktit në tregun shqiptar.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.