Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS TRIPALËSHE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR SISTEMIN E NAFTËSJELLËSIT TRANSBALLKANIK”

Ligji nr. 9778, datë 16 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9778
Data e miratimit
16 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 98, 1 gusht 2007
Hyn në fuqi
16 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 98, datë 2007-08-01

LIGJ

Nr.9778, datë 16.7.2007

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS TRIPALËSHE NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR

SISTEMIN E NAFTËSJELLËSIT TRANSBALLKANIK”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa tripalëshe ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Bullgarisë dhe

Republikës së Maqedonisë për sistemin e naftësjellësit transballkanik”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5421, datë 23.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

KONVENTË TREPALËSHE

NË LIDHJE ME SISTEMIN E NAFTËSJELLËSIT TRANSBALLKANIK NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

31 janar 2007

Kjo Konventë trepalëshe bëhet më 31 janar 2007 ndërmjet:

1. Republikës së Shqipërisë

2. Republikës së Bullgarisë dhe

3. Republikës së Maqedonisë.

HYRJE

A) Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë janë nënshkruese

të Marrëveshjes për Kartën e Energjisë;

B) Shtetet duan të bashkëpunojnë në lehtësimin e zhvillimit, ndërtimit dhe operimit të naftësjellësit

transballkanik për mbartjen e naftës në dhe përmes territoreve të tyre në pajtim me parimet e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.