Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”

Ligji nr. 9786, datë 19 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9786
Data e miratimit
19 korrik 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 6 gusht 2007
Hyn në fuqi
21 gusht 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2007-08-06

LIGJ

Nr.9786, datë 19.7.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006 “PËR

LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e

ndërtimeve pa leje”, bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Në nenin 27 fjalia e fundit ndryshohet si më poshtë:

“Për çështjet e mësipërme, subjekti kërkues, i interesuar për legalizimin e objektit pa leje,

paguan tarifën e shërbimit pranë njësisë së qeverisjes vendore ku ndodhet objekti pa leje.”.

Neni 2

Në nenin 32 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Shkronja “a” e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:

“a) 20 për qind e të ardhurave në buxhetin e njësisë së qeverisjes vendore për investime

vendore, në infrastrukturë e shërbime, për zonën/bllokun informal;”.

b) Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Të ardhurat e arkëtuara nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë kalojnë për

llogari të njësisë së qeverisjes vendore ku ndodhet objekti pa leje dhe destinohen prej saj për

zhvillimin e infrastrukturës dhe urbanizimin e territoreve që legalizohen.”.

c) Pas pikës 2 shtohen pikat 3 e 4 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.