PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZONAVE EKONOMIKE
Ligji nr. 9789, datë 19 korrik 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 28 maj 2015.
- Numri
- 9789
- Data e miratimit
- 19 korrik 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 103, 6 gusht 2007
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2007-08-06
LIGJ
Nr.9789, datë 19.7.2007
PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZONAVE EKONOMIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen e zonave ekonomike, të drejtat dhe
detyrimet e institucioneve përgjegjëse, të zhvilluesve, operatorëve, përdoruesve, që veprojnë në to,
llojin e veprimtarive, që kryhen brenda tyre, si dhe mënyrën e përcaktimit të trojeve e të kufijve.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Zonë ekonomike” është një territor, që ka një status të veçantë ekonomik, që mund të jetë
zonë e lirë ose park industrial, sipas përcaktimeve të mëposhtme.
2. “Zonë e lirë” është një sipërfaqe e përcaktuar trualli apo ndërtesash dhe pasurish të tjera të
paluajtshme, me veprimtari prodhuese, të tregtimit dhe të shërbimeve, që vlerësohet pjesë e territorit
doganor të Republikës së Shqipërisë, e ndarë nga ky territor, në aspektin e regjimit fiskal dhe doganor
dhe që rregullohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
3. “Park industrial” është një territor i ndarë, në përputhje me një plan të përgjithshëm, i
pajisur me infrastrukturën e nevojshme, si rrugë, shërbime transporti dhe publike, me ose pa ndërtesa
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 28 maj 2015 · 54/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.